Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vizituar ekspozitën e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, dedikim për gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ekspozitë paraqet rrëfime të fuqishme të mbijetueseve dhe synon të ndërgjegjësojë opinionin publik për pasojat afatgjata të kësaj dhune, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë, përkrahjes dhe respektit për dinjitetin e secilës grua.
Pjesëmarrja e studentëve në këtë aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të tyre për të kuptuar më thellë historinë, për të ndërtuar ndjeshmëri sociale dhe për të qenë pjesë aktive në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale vizitojnë ekspozitën nga Fondacioni Jahjaga

Related Posts
Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet me rastin e 1 Qershorit
Studentët e AAB’së nisin realizimin e podcastit – Hapësira e re për dialog dhe debat