Profesoresha nga Universiteti i Tiranës mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

8x4a4512 768x512

Në kuadër të aktiviteteve akademike të Programit “Gjuhë Gjermane” në Kolegjin AAB, u mbajt me sukses një ligjëratë e hapur nga Prof. Dr. Brikena Kadzadej, e cila ndau me studentët njohuri të thelluara rreth zhvillimit dhe strukturës së gjuhës gjermane.

Në fokus të ligjëratës ishin zhvillimi historik i gjuhës gjermane, me theks në periudhat e Gjermanishtes së Vjetër dhe Gjermanishtes së Mesme të Lartë, si dhe ndikimi i Martin Luther-it në standardizimin e saj përmes përkthimit të Biblës. Prof. Kadzadej prezantoi gjithashtu aspekte të rëndësishme të linguistikës si fonetika, morfologjia dhe sintaksa, dhe ofroi një pasqyrë të dialekteve gjermane.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top