Një udhëtim i shkurtër në botën e emocioneve

8x4a7320 1

Në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të Kolegjit AABFakulteti i Psikologjisë vazhdon të zhvillojë aktivitete të rëndësishme për promovimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies psikologjike. Sot, nxënësit e klasës së dytë të British School of Kosovo morën pjesë në një aktivitet interaktiv kushtuar njohjes dhe shprehjes së emocioneve.

Sesionin e udhëhoqi u.d. dekanja e Fakultetit të Psikologjisë, Arlinda Gashi, së bashku me studenten e psikologjisë, Lirza Mehmeti. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, fëmijët patën mundësinë të flasin për emocionet e përditshme, të diskutojnë se si mund të ndihen më mirë në situata të ndryshme dhe të kuptojnë se si mund të ndihmojnë edhe të tjerët kur ata përballen me sfida emocionale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top